General overview
Description
Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 102.35 m2 dhe sipërfaqe neto 89 m2
Ndodhet në katin e IV-të ,të një pallati në fazë ndërtimi
Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkon
Objekti do të vishet nga jashtë me shtresë termoizoluese me spesor 5cm, si dhe do të trajtohet me veshje me pllakë dekorative ngjyrë terrakotë.
Dritaret dhe dyert në fasadën e jashtme do jenë te termoizoluara, ngjyrë gri e errët. Xhamat e dritareve, vetratave dhe dyerve do jenë transparent dhe termoizolues.
Fasada kryen izolimin termik dhe akustik sipas standardeve europiane. Për realizimin e parapeteve të ballkoneve do të përdoren struktura metalike ngjyrë gri me xham struktural
transparent termoizolues si dhe me parapete me mur tulle tek verandat të veshura me pllakë dekorative.
Duke qënë se sheshi nuk ka disnivele të theksuara hyrja për në objekt bëhet me anë të trotuarëve të kufizuar nga ambientet e gjelbëruara.
Pjesa e gjelbërimit është menduar me tapet të gjelbër si dhe me pemë dekorative për të krijuar ambiente rekreative për banorët e objektit si dhe të zonës.
Objekti vendoset në qëndër të truallit për shfrytezim duke lënë hapësira të bollshme rekreative ku dominon gjelbërimi.
Çmimi i shitjes 185000 euro
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee