General overview
Description
Vila organizohet në dy kate
Ka një sipërfaqe prej 590 m2 ku secili kat është 295 m2
Kati përdhe organizohet në një ambient ndenjie, kuzhinë, një dhomë gjumi, dy tualete, depo, dhomë teknike, tarracë dhe pishinë
Kati i I-rë i vilës organizohet në dhomën e gjumit master me garderobën dhe tualetin e saj, korridor, një dhomë tjeter gjumi sëbashku me tualetin, ballkon dhe lavanteri
Kompleksi Elitar Residencial Venture Park, shtrihet në një sipërfaqe prej 20.000 m2 në një pozicion ideal, lehtësisht i aksesueshëm nga dy qytet më të zhvilluara e kryesore të Shqipërisë
Gjendur mes gjelberimit, larg zhurmës e ndotjes së qendrës, Venture Park ndodhet 12 km latg kryeqytetit, 10 min nga aerporti Nënë Tereza dhe aksi kryesor Tiranë-Durrës. Gjithashtu avantazh përbën dhe afërsia me qendrën tregetrae Citypark e cila vjen me një concept të ri shërbimi, dyqanesh, qendër panairi, bar , restorante dhe Aquapark
Kompleksi përbëhet nga 23 vila elitare dhe 350 apartamente deluxe. Secila vilë do të ketë një sipërfaqe ndërtimi prej 170-210 m2 të shpërndarë në dy kate dhe një sipërfaqe trualli prej 420-620 m2 me dy vende parkimi te dedikuara dhe një infinity pool. Struktura e vilave është projektuar me një rezistencë ndaj tërmetit prej 9 ballësh. Hekuri i përdorur është i markës
Sidenor dhe marka e betonit 300 janë të testuara nga laboratorët SGS duke garantuar kështu rezistencën dhe clësinë e materialit.
Fasada e vilës do të jetë një kombinim i teknologjisë së fasadës së ventiluar, xham struktural dhe veshje guri natyror për të siguruar maksimumin e komfortit termik dhe estetikës moderne të saj. Infrastruktura e kompleksit siguron furnizimin me ujë 24 orë nga burimet nëntokësore me sistem filtrimi osmoze, teknologji nga Izraeli.
Per te siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, 24 gieneratorë do të jenë në dispozicion, për cdo rast emergjence.
Kompleksi do të ketë një sistem sigurie me kamera dhe roje private për të ofruar qetësinë dhe sigurinë e banorëve të tij.
Pozicioni i Venture Park eshtë pika e parë e kontaktit dhe më e aksesueshmja për banorët e Kosoves ashtu si dhe Jugun e Shqipërisë duke e kthyer zonën e mbulimit, e konsideruar terciale, në 2.1 milion banor.
Venture Park është i pozicionuar në perëndim të Tiranes, përgjate korridorit multifunksional Tiranë- Durres. Perkrahë qëndrës tregëtare Citypark me një pozicion unik sepse është në kryqëzim të korridoreve ekonomike Veri – Jug dhe Lindje-Perëndim
Çmimi i shitjes 750000 euro
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee