General overview
Description
Vila ka një sipërfaqe parcele prej 1018.8 m2, sipërfaqe ndërtimi 505 m2, kati përdhe është 187 m2, kati i I-rë 160 m2, kati i II-të 158 m2 dhe sipërfaqe verande 27 m2.
Rolling Hills 2 është një nga komplekset më të reja të vilave elegante dhe plot stil, vazhdimësi e suksesit të Rolling Hills 1, e cila do të ofrojë një arkitekturë të ndërthurur përsosmërisht me bukuritë natyrore përreth.
Rolling Hills 2 shtrihet mes gjelbërimit të kodrinave të Lundrës vetem 8 km nga Sheshi “Skënderbej”, larg zhurmës së qytetit, gjë e cila ju garanton një jetesë të shëndetëshme, komode dhe mjaft të qetë.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si Rolling Hills 1 Residence, Long Hills Residence, afër me Tirana East Gate, Tirana International School, Ëorld Academy, Shkolla 9-vjecare Kings Tirana”dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
Rolling Hills 2 Residence do të ofrojë hapësira dhe pamje mahnitëse të zonës përreth, orientim shumë të mirë me qëllimin shfrytëzimin maksimal të dritës natyrale, projekt me konstruksion mbajtës betonarme për të përballuar termete deri në 9 ballë, cilësi të lartë ndërtimi dhe fasada e dekoruar është realizuar me sistem kapote për termoizolim, densiteti mjaft i ulët i ndërtimit i cili lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruar, hapësirë parkimi për 2 automjete dhe mundësi për pishinë personale, park rekreativ dhe kënd lojrash për fëmijë.
Komunitet i përzgjedhur banorësh, gjelbërim, privatësi dhe qetësi. Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7.
Ofrohet dhe punimet civile deri ne karabina te një pishinë me dimensione gjatesi 9 gjeresi 4 dhe thellesi 3 m.
Investimi dhe realizimi i viles po realizohet nga Balfin Group, një nga kompanitë më profesionale dhe serioze në Shqipëri. Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë
Çmimi i shitjes 2000000 euro
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee