General overview
Description
Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 91.60 m2 dhe sipërfaqe neto 80.5 m2
Pozicionohet në katin e IX-të të objektit
Organizohet në një ambient ndnejie dhe gatimi, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon
Sheshi i ndërtimit ndodhet në bulevardin Lungomare, me sipërfaqe totale prej 6,094.23 m², Vlorë. Në veri të sheshit të ndërtimit ndodhen 3 objekte ekzistuese 1 kat, ne jug ndodhet një objekt 9 kate, në lindje ndodhet një objekt 3 kate dhe një objekt 2 kate dhe në perëndim ndodhet shetitorja e Lungomares dhe rruga ”Murat Tërbaci”.
Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi i materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm.
Dielli i tepërt i verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Loë-E, si dhe hijezues vertikal.
Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës.
Përdorimi i disa elementeve të ndryshëm në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e material
Shkallët do të shërbejnë për lëvizjen vertikale në rast emergjence. Keto shkallë aksesohen në cdo kat me dyer kundra zjarrit për të mbrojtur hapësirën e shkallës nga zjarri dhe tymi.
Janë parashikuar 8 ashensorë për banoret për lëvizjen nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit me kapacitet për 6 persona secili.
Projekti arkitektonik i propozuar nga “Focus Architecture”, krahas risive të zgjidhjes së brendëshme të objektit, do ti ofroje qytetit një objekt të ri me parametra bashkëkohore.
Për shkak të pozicionit, lartësise, formës dhe trajtimit të vecantë të fasadës, ky objekt do të bëhet epiqendra e ansamblit urban të objekteve për rreth, duke rritur standartin e zhvillimit të zonës.
Çmimi i shitjes 3000 euro/m2
Totali 274800 euro
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee