General overview
Description
Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 131.5 m2 dhe sipërfaqe neto 113.5 m2
Ndodhet në katin e IV-të të një pallati të ri
Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe dy ballkone
Te gjitha dhomat kanë dalje në ballkon, gjithashtu apartamenti ka orinetim optimal duke siguruar dritë natyrale gjatë gjithë ditës
Clover Residence ndodhet anë rrugës së Dafinave, tek Parku 1-km (ish Fusha e Aviacionit) në verilindje të qytetit të Tiranës i pozicionuar në një zonë që priret të zhvillohet me hapa të shpejtë si zonë rezidenciale me të gjitha facilitetet dhe shërbimet që shoqërojnë qëndrat e banuara.
Dyshemete janë parket me izolim akustik. Muret janë disa llojesh në varesi të ambjentit dhe funksionit që kryejnë. Muret ndarëse mes apartamenteve dhe ndarësit me korridoret e shkalleve janë termikisht të izoluar duke përdorur pambuk mineral me trashesi 50mm të vendosur ndërmjet dy mureve prej 10 cm.
Çmimi i shitjes 1400 euro/m2
Totali 184100 euro
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee